Vetëm dy javën nga lëshimi zyrtar, iOS 12 është instaluar në 46% të pajisjeve iOS - raporton Mixpanel. Ekzaktësisht iOS 12 është instaluar në 46.25% të pajisjeve dhe pritet që së shpejti të kalojë edhe iOS 11 i cili është instaluar në 46.57% të pajisjeve. Ndërsa 7.18% e pajisjeve përdor akoma iOS 10 ose versionet më të vjetra.

Duke u bazuar tek të dhënat e Mixpanel, adoptimi i iOS 12 është më i shpejtë në krahasim me iOS 11 duke konsideruar të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më 3 tetor 2017, dy javë pas lëshimit të iOS 11, sistemi operativ ishtë instaluar në 38.5% të pajisjeve, gati 8% më pak në krahasim me iOS 12.


Nuk surprizon fakti që përdoruesit kanë zgjedhur të instalojnë iOS 12 me një ritëm më të shpejtë, duke parë përmirësimet në shpejtësi dhe performancë edhe tek modelet më të vjetra. Po ju, e keni instaluar iOS 12? /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment