Të dhënat e publikuara nga Merrill Lynch dëshmojnë se një përqindje shumë e lartë përdoruesish Android dëshirojnë të blejnë modelin e fundit iPhone. Sondazhi ka patur si protagonistë plot 32.000 përdorues që aktualisht posedojnë një smartphone Apple, Blackberry dhe modelet Android (Google, HTC, Huawei, Lenovo, LG, Motorola, Oppo, Samsung, Vivo, Xiaomi e ZTE).

Pjesa më e madhe e përdoruesve preferojnë një model më të ri të së njëjtës kompani që kanë aktualisht. Midis përdoruesve iPhone, kjo përqindje është 70%, ndërsa për përdoruesit Samsung dhe Huawei arrin në 53 dhe 54 përqind. Të dhënat zbresin në 42% për Google dhe akoma më poshtë për markat e tjera (BlackBerry arrin në 20%).

Apple mbetet marka e preferuar për përdoruesit që dëshirojnë të ndryshojnë markë. Midis markave kryesore Android, 15-25% e pëdorueve ka deklaruar se do të preferonte një iPhone. Për shembull, 25% e përdoruesve HTC ka deklaruar se dëshiron të blejë një iPhone, ndërsa vetëm 1% e përdoruesve iPhone ka treguar interes për HTC.

Për përdoruesit që kanë një smartphone Samsung, 19% prej tyre dëshirojnë të kalojnë në iPhone, nga ana tjetër vetëm 4% e përdoruesve Apple do të dëshironte të kishte një smartphone Samsung. Nga Huawei në iPhone përqindja është 15%, ndërsa nga iPhone në Huawei zbret në 5%.

Këto shifra janë shumë ndryshe nga numrat e publikuar në vitin 2015 nga Ericsson. Sot janë rritur shumë përdoruesit Android që dëshirojnë të blejnë një iPhone. Sipas analistëve, Android nuk mund të bazohet më tek besnikëria e përdoruesve. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment