Në fillim të vitit u fol shumë se Apple do të hidhte në treg 2 versione të reja të iPad Pro por diçka e tillë nuk ndodhi në Qershor, kur u prezantuar iOS 12, dhe po ashtu në Shtator. Sipas zërave të fundit, pritet që 2 versionet eiPad Pro të prezantohen zyrëtarisht shumë shpejt dhe do të kenë ndryshime të dukshme dhe në dizajn.
Elementi i parë që do të jetë ndryshe është trashësia e produktit e cila do të zbresë në 5.9mm. Si pasojë pritet që të mos ketë më suport për kufjet Jack, ashtu siç ndodhi dhe me iPhone 7. Audio mund të dëgjohet nga box-et e integruar, me kufjet Lightning ose EarPod.
Ekrani pritet të jetë një risi sepse ai do të mbulojë pothuajse të gjithë sipërfaqen ballore duke lënë vetëm pak borde anësore dhe ky është synimi kryesor i Apple i cili ka nisur me iPhone X. Gjithashtu butoni Home dhe Force Touch nuk do të jenë më pasi do të zëvëndësohen me interaksionin e drejtëpërdrejtë me ekranit dhe sensorin Face ID.
Përsa i përket fuqisë Hardware zërat thonë se iPad Pro do të montojë proçesorin A12X Bionic, i cili pritet të jetë versioni profesional i proçesorit A12 që gjejmë tek versionet e fundit të iPhone. Me siguri ai pritet të ketë fuqi më të madhe përsa i përket proçesimit grafik dhe të ketë më shumë memorie RAM.
Ndryshimi midis 2 versioneve që priten të prezantohen nuk është akoma i qartë por ekspertët mendojnë se diferencën do ta bëjnë dimensionet e ekranit. Ndërkohë ne ju ftojmë të na ndiqni në lajmet e mëtejshme në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment