Apple ka lëshuar iOS 12.0.1 i cili sistemon disa bug të rëndësishëm. Është zgjidhur problemi që kishin disa iPhone në karikim kur ekrani ishte i bllokuar. Është korrigjuar edhe një bug i Wi-Fi në iPhone XS dhe XS Max që shpesh preferonte një lidhje Wi-Fi me 2,4 GHz në vend të asaj 5 GHz.

Ky përditësim është i disponueshëm për të gjithë dhe mund të instalohet direkt nga iPhone duke hapur aplikacionin Settings > General > Update Software. Ju kujtojmë se me iOS 12 është i aktivizuar përditësimi automatik i sistemit operativ që do të instalojë automatikisht iOS 12.0.1 gjatë natës. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment