Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Spending Log Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Spending Log Pro është një program i dobishëm i cili ju lejon të ruani në mënyrë të shpjetë të gjitha shpenzimet ditore. Çdo informacion mund të kategorizohet ose mund shikoni grafikisht se ku harxhoni më shumë para.


Calc Swift, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Calc Swift është një program i cili sjell në iOS funksionin e makinës llogaritëse e cila është një alternativë e mirë e programit Calculator. Përveç funksioneve bazë ai sjell dhe shumë funksione të tjera shkencore të cilat do ju vijnë në ndihmë duke ju lehtësuar llogaritjet matematikore që mund të jeni duke bërë.


- Alchemist Rose, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Alchemist Rose është një program i cili ju lejon të krijoni foto duke shfrytëzuar molekulat e elementëve fizikë të cilët, duke i kombinuar me pak fantazi, mund të sjellin imazhe mjaft të bukura të cilat mund ti përdorni si sfond për iOS.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment