Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Slidercrash, 0.89€, falas. /iPhone, iPad
SliderCrash është një lojë me temë kuic ku duhet të bashkoni objektet e të njëjtës ngjyrë duke i rrëshkitur ato. Në hapat e parë gjithçka do të duket tepër e thjeshtë por më tej gjithçka do të vështirësohet. Në App Store është një lojë e vlerësuar për argëtimin që ofron kështu që ja vlen ta shkarkoni.


- Teach Phone Number To Kids, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Teach Phone Number To Kids është një program interaktiv që i didedikohet fëmijëve dhe i ndihmon ata të mësojnë një numër telefoni nëpërmjet animimeve dhe muzikës. Në këtë mënyrë ata do të kujtojnë menjëherë numrin tuaj në çdo situatë. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Backgammon Premium, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Backgammon Premium sjell në iOS lojën e famshme tavëll në të cilën mund të sfidoni të gjithë miqtë tuaj online. Gjitashtu mund të luani edhe në versionin e karrierës ku duhet të mundni më të mirët për të qënë i pari. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment