Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Saving Goals Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Saving Goals Pro është një program i dobishëm i cili ju lejon të ruani çdo detaj në lidhje me shpenzimet ditore. Qëllimi i tij është që t'ju ofrojë të dhëna të cilat do t'ju ndihmojnë të menaxhoni sa më mirë paratë mujore dhe sot mund ta shkarkoni falas.


Color Query Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Color Query Pro është një program i cili ju jep mundësinë keni informacione në detajuara në lidhje ngjyrat. Nëse ju pëlqen piktura apo jeni një i apasionuar pas ngjyrave atëherë ky program ju jep mundësinë të kryeni shumë funksione si përshëmbull të miksoni ngjyrat apo të shikoni cilat janë elementët që e përbëjnë atë.


Cardinal Land, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cardinal Land është një lojë në të cilën do të ndërtoni kafshët që duhet të shfaqen në imazhin përfundimtar, duke bashkuar të gjitha figurat e ngjyrosura, brënda 30 sekondave. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment