Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:
- Antitype, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Antitype është një lojë me temë kuic ku duhet të gjeni antonimin e fjalës që do t'ju kërkohet në çdo nivel të lojë. Përveç argëtimit, nëpërmjet lojës mund të perfeksiononi edhe gjuhën angleze. Ju ftojmë ta provoni në kohën tuaj të lirë pasi sot mund të shkarkohet falas.
- Albert, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Albert është një lojë në të cilën do të ndihmoni personazhin me të njëjtin emër të përballet me situata të ndryshme gjatë udhëtimeve që ai do të bëjë në botën ku jeton. Në këtë lojë bie në sy grafika mbi të cilën është ndërtuar, e cila e bën akoma më argëtuese lojën dhe ju sot mund ta merrni falas.
- Pose & Draw Dinosaurs, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pose & Draw Dinosaurs është program edukues i cili i dedikohet fëmijëve dhe jo vetëm. Nëpërmjet tij ju do të mësoni të vizatoni çdo familje dinozaurve në mënyrë interaktive. Nëse kërkoni një program ndryshe për iDevice-in tuaj, ne ju këshillojmë ta merrni.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment