Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Chef Umami, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Chef Umami është një lojë ku do të luani në rolin e një kuzhinieri i cili duhet të gatuar ushqimet më të shijshme në botë. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e lehtë të ndiqni proçedurën e rrecetave pasi koha është e limituar dhe do të kërkohet e gjithë vëmëndja për ta mbaruar me sukses. Sot këtë lojë mund ta marrni falas.


-Warhammer: Doomwheel, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Warhammer është një lojë me aventurë dhe aksion pa fund ku ju duhet të ndihmoni miushin luftëtar të pastrojë vëndin e tij nga krijesat që e kanë pushtuar, duke drejtur mjetin më shkatrrimtar të ndërtuar ndonjë herë. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


- Wealthy!, nga 0.89€, falas. /iPhone
Wealthy është një program i dobishëm për të mbajtur shënim të gjitha shpenzimet. Për secilën nga ato mund të përcaktoni detajet dhe foto të faturës, nëse ju duhet. Sot edhe këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment