Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Tiny: Baby Heart Monitor, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Tiny është një program i cili ju lejon të dëgjoni rrahjet e zemrës të një fëmije, gjatë periudhës të shatatëzanisë. Ai përdor algoritme të veçanta të cilat marrin sinjal nga mikrofoni, pastrojnë zhurmat dhe filtrojnë vetëm informacionin e duhur. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Cheerleader: Stay productive, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Cheerleader është një program i cili sjell në iOS një instruktor të vërtetë për karrierën tuaj. Në mënyrë automatike programi ju shfaq shprehje të cilat ju japin më shumë energji gjatë ditës. Shfaqja e tyre mund të bëhet në mënyrë të skeduluar.


- Bill Assistant Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Bill Assistant është një program i dobishëm dhe ju ndihmon të ruani të gjitha shpenzimet mujore. Vetëm me pak klikime do të keni një asistent i cili ju tregon çdo shpenzim të bërë dhe në bazë të faturave që ruani ai do të krijojë statistika mujore duke ju ndihmuar të keni në kontroll gjëndjen ekonomike.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment