WhatsApp ka vendosur të sjellë një temë "Dark Mode" për të kursyer baterinë dhe për të mundësuar një pamje më të mirë natën, për të mos dëmtuar sytë. Ajo i konverton ikonat dhe menutë në ngjyra të errëta në një orvatje për të zbutur efektin verbues që mund të kenë kur punoni në kushte me pak ndriçim.

Mjeti është gjithashtu më i mirë për jetën e baterisë, ndërkohë që ul ndriçimin që përdoret nga smartphone për të fuqizuar ekranin. Një sërë aplikacionesh popullore, duke përfshirë YouTube , Microsoft Outlook dhe Twitter, tashmë e kanë prezantuar një funksion të tillë.

Modaliteti i errët, i cili tashmë është shfaqur në versionet beta të përditësimit të ardhshëm të WhatsApp, pritet që shumë shpejt të shfrytëzohet nga përdoruesit në mbarë botën. Mjeti synon edhe të zvogëlojë sasinë e dritës blu që arrin sytë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment