iPhone XS dhe XS Max premtojnë një eksperiencë tjetër me ekrane dhe performancë të përmirësuar. Në aspektin e performancës, kompania ka bërë hapa të mëdha përpara. Kanali në Youtube “SuperSaf” vendosi përballë iPhone XS Max një Galaxy Note 9 128GB për të parë diferencat.

Formati i testimeve konsiston në hapjen e aplikacioneve të njëjta në të dy telefonët njëherazi për të parë se cili performon më shpejt. Edhe pse Note 9 ka 6GB RAM, dy më shumë sesa iPhone XS Max, një prej telefonëve Android më të mirë në treg, ai nuk i rezistoi dot iPhone.

U duk se çdo gjë po shkonte për mrekulli për Note 9 në hapjen e aplikacioneve të para, por ndërsa memoria RAM filloi të zihej, Note 9 humbi terren përballë iPhone XS Max. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon mëposhtë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment