Ky është viti i dytë rradhazi që Apple hedh në të treg 3 model të ndryshme të iPhone dhe nëse keni vendosur të blini një të tillë duhet zgjidhni midis tyre. Duke u nisur nga ky fakt, kemi vendosur t'ju sjellim disa këshilla të cilat do t'ju ndihmojnë të zgjidhni modelin e duhur. Një mënyrë e mirë për të parë diferencat është përcaktimi i karakteritikave të përbashkëta, pra duhet të jeni të qartë se çfarë kanë të përbashkët të 3 modelet.

Duke u nisur nga kjo, elemetët e përbashkët që gjejmë tek iPhone XR, XS dhe XS Max, janë:
  • Chip-i A12: Të 3 modelet montojnë proçesorin A12 Bionic, i cili është ndërtuar mbi fjalën e fundit të teknologjisë së prodhimit të tyre e cila është teknologjia me 7nm. Në prezantim, drejtuesit e Apple u shprehën se A12 është një risi në këtë sektor pasi ndryshe nga versionet e kalaura, ai fokusohet në kursimin e baterisë por nga ana tjetër është në gjëndje të kryej llogaritje marramëndëse. Njësitë llogaritëse ose të ashtuquajtura Core, janë rreth 15% më shpejtë në llogaritje dhe 50% më efiçentë, krahasuar me iPhone X. Përsa i për chip-it grafik, ai siguron shpejtësi në rreth 50% më shumë se sa paraardhësi ndërsa njësia që përpunon të dhënat AI (Artificial Intelligence) përbëhet nga 8 Core dhe mund të kryej rreth 5 trilion operacione në sekondë.
  • Fotokamera kryesore: Përveç versionit XR, i cili nuk ka funksionin telephoto/zoom, të tre versionet montojnë një fotokamer me cilësi 12 Mpx, hapje f/1.8 dhe teknologjinë HDR. Sipas të dhënave ajo rregjistron video me kualitetin 4K dhe 60 fps, ndërsa në funksionin Slow Motion kualiteti është 1080p dhe 240fps.
  • Fotokamera ballore: Në të tre versionet do të gjejmë fotokamerën me kualitet 7Mpx/2.2f dhe teknologjinë True Depth Camera e cila përdoret për FaceID, Animoji dhe Memoji.
  • Ekrani True Tone: Edhe pse përdorin teknolgji të ndryshme të ekranit, të tre versione kanë të përbashkët teknologjinë True Tone. Kjo do të thotë se ekrani do të ngrohet automatikisht për t'ju përshtatur sasisë dritës në ambjenti ku ndodheni.
  • Face ID më të shpejtë: Funksioni i butonit Home është zhdukur plotësisht nga iPhone duke u nisur nga këto modele dhe për këtë arsye Apple ka përmirësuar ndjeshëm shpejtësinë e njohjes së fytyrës dhe teknologjinë e sigurisë që fshihet pas saj, në të tre versione e iPhone. 
  • Karikim i shpejtë i baterisë pa lidhje ose wireless: Gjatë prezantimit u tha se teknologjia e karikimit të baterisë pa lidhje me fije me burimin e rrymës, është bërë shumë herë më i shpejtë në të tre modolet.
  • Teknologjia Dual Sim: Të tre versione ofrojnë mundësinë për të patur 2 skeda Sim të cilat funksionojnë në mënyrë indipendente, ku njëra është ndërtuar mbi teknologjinë eSim dhe tjetra, mbi nano Sim. 
  • Rregjistrim audio Stereo: Më në fund Apple sjell tek 3 versionet e reja të iPhone, rregjistrimin e zërit me teknologjinë Stereo, dhe kjo do të thotë se kualiteti i rregjistrimit me mikrofon do të jetë shumë herë më i lartë se versionet paraardhëse.
  • Karikues 5W me fije: Në paketim, të tre versione vijnë me karikues klasik me fije, pra nëse dëshironi të keni një karikues Wireless, atëherë duhet ta blini më vete atë.
Duke u nisur nga këto karakteristika dhe dëshironi të keni një iDevice me dimensione ekrani të mëdha dhe pa menduar aspektin ekonomik, atëherë ju këshillojmë të blini versionin Xs Max i cili vjen në tre modele përsa i përket dimensioneve të memories fikse.
  • Versioni me 64 GB kushton 1.099 $ 
  • Versioni  me 256 GB kushton 1.249$
  • Versioni me 512 GB kushton 1.449$
Nëse kërkoni një iPhone i cili mund të menaxhohet vetëm me një dorë, të ketë parametra hardware maksimal dhe të keni funksionin Dual Camera, atëherë ju këshillojmë të blini versionin Xs. Duke u nisur nga dimensionet e diskut fiks, çmimet janë:
  • Versioni me 64 GB kushton 999 $ 
  • Versioni  me 256 GB kushton 1.149$
  • Versioni me 512 GB kushton 1.349$
Përkundrazi, blini iPhone Xr nëse po kërkoni një iPhone që ruan baterinë dhe është i ballancuar përsa i përket parametrave të tjerë. Edhe në këtë rast, duke u nisur nga dimensionet e diskut fiks, çmimet janë:
  • Versioni me 64 GB kushton 749 $ 
  • Versioni  me 128 GB kushton 799$
  • Versioni me 256 GB kushton 899$
/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment