Pas prezantimit të iPhone Xs, Apple ka publikuar një video në kanalin e saj në YouTube, duke nxjerrë në pah një video të regjistruar me ketë pajisje. Kompania ofron një shikim të parë se si u përdorën uji, zjarri, metali dhe drita për të kapur këto video mahnitëse.

Gjatë gjithë videos, mund të shihet se si përdoret iPhone Xs për të kapur disa video eksperimentale të ndryshme. Për shembull, videoja e parë është një eksperiment që përdor ujë, zë dhe dritë për të krijuar një video në xhirim të ngadalësuar. Në fillim, tregohet videoja përfundimtare, pastaj tregohet më shumë se si u krijua kjo video – duke përdorur produkte të ndryshme, të regjistruara me iPhone Xs. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment