Si çdo vit, edhe në sektorin mobile rinovohet sfida e futbollit midis FIFA dhe PES, ky i fundit pritet të vijë në dhjetor. Pas një pune të mirë të bërë nga Konami vitin e kaluar, këtë vit pritet të ketë më shumë risi. Aspekti grafik do të ketë një cilësi të lartë falë motorit grafik Unreal Engine 4.

Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet gameplay. Do të ketë disa liçenca të reja duke përfshirë skuadra të SPL Skocez,  J.League Japonez dhe Premier Ruse. Përditësimi i lojës do të jetë i disponueshëm gjatë muajit dhjetor në version free-to-play. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment