Përveçse në faqen zyrtare të Apple, konferencën e prezantimit të modeleve të reja iPhone mund ta ndiqni edhe në Twitter. Nëpërmjet një tweet Apple ka bërë të ditur se do të keni mundësi të ndiqni konferencën e sotme direkt nga rrjeti social duke filluar nga ora 19:00 (me orën shqiptare).

Në llogarinë zyrtare twitter të Apple do të publikohen imazhe të eventit për të ndjekur më mirë konferencën live që do të jetë e disponueshme në faqen zyrtare të kompanisë. Menjëherë pas konferencës, do të publikojmë edhe disa artikuj të detajuar më të gjitha risitë që do të prezantohen sot. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment