Konferenca Apple po afron. Më 12 Shtator kompania do të zbulojë modelet e reja iPhone dhe do të flasë edhe për iOS 12. Kemi ndjekur me vëmendje evolucionin e sistemit të operativ duke u nisur nga versioni i parë beta dhe i dimë risitë e disponueshme për pajisjet e tanishme, por iOS 12 do të përfshijë edhe disa funksione që nuk i kemi parë ndonjëherë dhe që do të jenë të disponueshme ekskluzivisht për modelet e reja që do të prezantohen javën e ardhshme.

Kur do të lëshohet versioni final i iOS 12 për të gjithë?

Ditën e konferencës, dmth më 12 Shtator, Apple do të lëshojë versionin Golden Master (GM) i iOS 12 për zhvilluesit dhe beta testerave publik. Ndërsa përdoruesit e thjeshtë duhet të presin edhe një javë tjetër për të shkarkuar versionin final të iOS 12.


Historikisht Apple pret 7 ditë përpara lëshimit të një versioni final, kështu që iOS 12 duhet të vijë zyrtarisht më 19 Shtator. Por, duke analizuar vitet e kaluara, vëmë re se dita e preferuar për kompaninë është dita e martë, për këtë arsye iOS 12 mund të lëshohet edhe përpara kohe më 18 Shtator. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment