Testet para të bëra me aplikacionin SpeedSmart.net në rrjetin LTE me tre operatorët kryesorë të telefonisë mobile të Shteteve të Bashkuara, kanë shënuar hapa përpara për sa i përket shpejtësisë në download dhe upload që janë dyfishuar në modelet e reja iPhone XS.

Rezultatet ishin të parashikueshme, duke qenë se Apple ka integruar në modelet iPhone XS dhe iPhone XS Max teknologjinë MIMO 4x4 dhe LAA, ndërsa iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus mbështesin vetëm MIMO 2x2. Këto përmirësime nuk janë vënë re te iPhone XR, i cili do të mbështesë teknologjinë MIMO 2x2 si modelet paraardhës. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment