Rezultatet e para benchmark konfirmojnë zërat që kanë qarkulluar gjatë kësaj jave: iPhone XS dhe iPhone XS Max janë smartphone-t e parë Apple që kanë 4GB RAM. Me proçesorin Apple A12 Bionic dhe 4GB RAM, dy modelet e reja iPhone OLED premtojnë performanca rekord.
Edhe të dhënat e para Geekbench e konfirmojnë: iPhone XS Max arrin 4813 pikë në single-core dhe 10.266 në multi-core. iPhone XS arrin 4.576 pikë në single-core dhe 11.385 në single-core. Për të dy frekuenca kalon nga 2,39 GHz në 2,37 GHz.
iPhone XR ka vetëm 3GB RAM, por performancat arrin gjithsesi në 4.754 pikë në single-core dhe 9.367 në multi-core. Diferencën e bën ai 1GB më tepër RAM, por për të treja pajisjet performancat janë rekord me plot 800 pikë më shumë në krahasim me iPhone X në single-core.
Për sa i përket GPU, konfirmohet një rritje me 50%: të treja modelet arrijnë 22.000 pikë, kundrjet 15.000 pikëve të iPhone X. /iPhoneAlbania
Edhe të dhënat e para Geekbench e konfirmojnë: iPhone XS Max arrin 4813 pikë në single-core dhe 10.266 në multi-core. iPhone XS arrin 4.576 pikë në single-core dhe 11.385 në single-core. Për të dy frekuenca kalon nga 2,39 GHz në 2,37 GHz.
0 komente:
Post a Comment