Nga përshtypjet e para të ekspertëve që kanë patur mundësinë ta testojnë atë, iPhone Xr ka bindur për cilësinë e lartë të materialeve, për ekranin dhe sidomos për ngjyrat e gjalla. Të ftuarit në konferencën e Apple kanë patur mundësinë ta provojnë modelin e ri iPhone Xr dhe pothuajse të gjithë kanë krijuar po të njëjtën përshtypje.

Për Tech Crunch ky është një model shumë më i arritur se iPhone 8 i cili me prezantimin e iPhone X qëndroi paksa në hije. Sipas gazetarit, reduktimi i çmimit me 250$ në SHBA (në krahasim me iPhone X) nga ana e Apple do të bëjë të mundur që ajo të shesë me miliona.


Edhe i ftuari i Mashable ka parapëlqyer ngjyrat e gjalla të iPhone Xr dhe ka thurur elozhe për fotokamerën megjithëse teke. Slla e Steve Jobs Theater është e ndriçuar mirë kështu që nuk është e mundur të bëhet një vlerësim i fotokamerës në errësirë. Por gazetari nuk e preferon objektivin tek që tani është pak më i gjërë se modelet paraardhëse. Megjithatë vlerësimi final është pozitiv: iPhone Xr cilësohet si fitues dhe se do të tërheq përdoruesit falë ngjyrave të tij.  /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment