Zëra të ndryshëm konfirmojnë se iPhone LCD 6.1", që me shumë mundësi do të quhet iPhone 9, do të jetë i disponueshëm disa ngjyra: Space Gray, të bardhë, gri të hapur, të kuqe, blu, të verdhë, portokalli dhe ngjyrë ari rozë. Ky do të ishte varianti me më shumë ngjyra i ofruar ndonjëherë nga Apple, e menduar për një pajisje më ekonomike për të rinjtë.

Imazhet që po qarkullojnë në rrjet gjatë këtyre ditëve shfaqin tre prej këtyre ngjyrave: të bardhë, të kuqe dhe space gray. Nuk përjashtohet as mundësia që Apple të ketë vendosur të prezantojë vetëm këto tre ngjyra duke i eliminuar prototipet e tjera.


Ky do të jetë vetëm njëri nga tre modelet iPhone që do të prezantohen më 12 shtator, duke qenë se Apple duhet të prezantojë edhe dy modele OLED, një me ekran 5.8" dhe një 6.5". /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment