iOS 12 është lëshuar tashmë në versionin final për të gjithë përdoruesit dhe menjëherë ditën mbrapa është lëshuar edhe versioni i parë beta i iOS 12.1 për zhvilluesit dhe përdoruesit e regjistruar në programin beta tester.
Shumë nga lexuesit e faqes tonë janë regjistruar në programin beta publik për të testuar sistemin e ri iOS 12 por tani një nga pyetjet që na drejtojnë më shumë gjatë këtyre ditëve është se si të dal nga programi beta i iOS 12 pa instaluar versione të tjera ekperimentale?
Është shumë e thjeshtë, mjafton të hapni aplikacionin Settings dhe shkoni tek General. Zbrisni poshtë deri tek Profile dhe më pas do ju shfaqet iOS Beta Software Profile, aty mjafton të shtypni butonin "Remove Profile" dhe nuk do të merrni më njoftime sa herë lëshohet një version beta publik i iOS 12. /iPhoneAlbania
Shumë nga lexuesit e faqes tonë janë regjistruar në programin beta publik për të testuar sistemin e ri iOS 12 por tani një nga pyetjet që na drejtojnë më shumë gjatë këtyre ditëve është se si të dal nga programi beta i iOS 12 pa instaluar versione të tjera ekperimentale?
0 komente:
Post a Comment