Deri tani mund të përdornim CarPlay vetëm me hartat e Apple por për fat të mirë, me iOS 12, Apple i ka hapur dyert edhe zhvilluesve të palëve të treta kështu që Google Maps, Waze dhe Sygic kanë bërë të ditur se po punojnë për një version të aplikacionit të tyre enkas për CarPlay.

Janë me të vërtetë shumë përdoruesit që preferojnë Google Maps, por ka edhe të tjerë që preferojnë më shumë Waze falë komunitetit gjithmonë aktiv që sinjalizon gjthçka në kohë reale. Pas pak ditësh të gjithë përdoruesit që kanë një automjet me CarPlay, mund të zgjedhin navigatorin që preferojnë.

Pamja grafike do të ndryshojë krejtësisht dhe do të jetë më e gjërë në krahasim me versionin për iPhone. Sygic do të ofrojë edhe hartat offline dhe njoftimet për limitin e shpejtësisë. Do të ketë edhe një asistent që na ndihmon në ndërrimin e korsisë në mënyrë më të sigurtë. Të gjitha këtë funksione janë të disponueshme me iOS 12. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment