Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm kurioz dhe ironik në të njëjtën kohë. Kompania Huawei e cila është tashmë një nga liderët botëror në shitjen e SmartPhone vazhdon të sulmojë ironikisht Apple, dhe kësaj here fokusi kanë qënë fans-at e Apple të cilët presin të blejnë një nga versionet e iPhone të prezantuara në eventin e para pak ditëve.
Punonjësit e saj kanë vizituar ambjentet ku njerëzit presin shitjet e para dhe i kanë shpërndarë falas nga një karikues baterie të transportueshëm i cili ju lejon të karikoni një SmartPhone edhe kur nuk jeni pranë një burimi energjie. Çdo produkt i shpërndarë përmbahej në një zarf mbi të cilin shkruhej ironikisht, "Do të keni nevojë".
E gjitha kjo ndodhi për të vënë në dukje që produktet e reja të Apple kanë një bateri e cila ka kapacitet më të ulët se produktet e fundit të Huawei. Mate 20 dhe Mate 20 Pro integrojnë bateri të cilët kanë kapacitet deri në 4000 mhA kundrejtë 3670 mhA. Teorikisht kjo diferencë do ti kursente përdoruesit rreth 1 ditë bateri por realisht nuk është ashtu siç pretendojnë drejtuesit e Huawei sepse në fund jetëgjatësia e një karikimi varet nga shumë faktorë nga të cilët mund të përmëndim efiçencën e sistemit operativ, pra iOS kundra Android, dimensionet e ekranit apo dhe kushtet klimaterike ku bateria performon.
Në fakt kjo politikë e ndjekur nga Huawei ka ndodhur dhe vitin e kaluar në Londër, ku punonjësit e saj i ofruan blerësve të iPhone, kafe dhe karikues baterie. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment