Google ka lançuar Chrome 69 për iOS, Windows, Mac, Linux dhe Android pak ditë pasi shfletuesi mbushi 10 vjetorin. Ky debutimi sjell me vete një dizajn të ri, një omnibox më të fuqishëm, një menaxhues fjalëkalimesh të përditësuar, disa funksione të reja për zhvilluesit dhe përmirësime të sigurisë.
Ju mund të përditësoni në versionin më të fundit direkt nga shfletuesi ose ta shkarkoni nga google.com/chrome. Me mbi 1 miliard përdorues, shfletuesi është shndërruar në një platformë joshëse për zhvilluesit. Me ndryshimet e vazhdueshme në Chrome, zhvilluesit duhet të jenë gjithnjë të përditësuar.
Pamja e re e Chrome, e quajtur Material 2, përmban forma më të rrumbullakët, ikona të përditësuara dhe një paletë të re ngjyrash. Menunë dhe njoftimet janë thjeshtuar ndërsa tabet kanë formë të cilat nxjerrin në pah ikonën e faqeve.
Shiriti i kërkimit, Omnibox, tashmë jep informacion pa hapur një tab të ri si përshembull parashikimi i motit dhe përkthimi nga një gjuhë e huaj. Me Chrome 69 Google vijon luftën me HTTP. Prej disa vitesh kompania ka inkurajuar faqet të kalojnë në HTTPS, të paktën që nga Chrome 56 në Janar të 2017-ës.
Në Korrik faqet HTTP cilësoheshin të pasigurta ndërsa që nga Chrome 69 etiketat “Secure” do të hiqet edhe nga faqet HTTPS. Ideja është që HTTP të etiketohet i pasigurtë ndërsa HTTPS jo më si risi shtesë por si standardi i ri i webit. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment