iPhone XS Max ka ekranin më të mirë që është montuar ndonjëherë në një smartphone, të paktën sipas testeve të bëra nga DisplayMate. Ekrani i iPhone XS Max sjell disa përmirësime në krahasim me ekranin e iPhone X, më shumë ndriçim dhe ngjyra më të detajuara, siç raporton DisplayMate. Në testet e bëra, ekrani i iPhone XS Max i ka kaluar pjesën më të madhe të rekordeve të kaluara.
Për shembull, kulmin e ndriçimit të erkanit kjo pajisje e arrin në 660 nit për ngjyrat sRGB dhe DCI-P3, duke përmirësuar shikimin e ekranit në kushte me ndriçim të lartë të ambientit përreth. DisplayMate ka matur edhe reflektimin e ekranit të iPhone XS Max, që arrin në 4,7%. Është vlera më e ulët që është arritur në një smartphone:
"Si rezultat i këtij ndriçimi të lartë dhe i një reflektimi të ulët, iPhone XS Max arrin nivelin më të mirë të kontrastit në kushtet e një ambienti me ndriçim të lartë në krahasim me çdo smartphone të testuar deri sot".
Vlerësimi është i qartë: "Ekrani i iPhone XS Max është mbresëlënës". Rezultati final është A+, asnjë smartphone më parë ka arritur këtë rezultat. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment