Me iOS 12, Apple është përqëndruar tek optimizimi i sistemit operativ për të garantuar një performancë më të mirë në të gjitha pajisjet, edhe modelet më të vjetra. Testet e para benchmark të kryera tek të njëjtët iPhone, përpara me iOS 11 dhe më pas tek iOS 12, kanë qenë pozitive.
Me iOS 12, një iPhone X ka arritur 10.545 pikë në testin multi-core, ndërsa me iOS 11 rreth 10.106 pikë. Bëhet fjalë për një rritje me 4%. Diferenca është më e vogël në testet single-core, respektivisht 4.216 dhe 4.209 pikë. iPhone 5S me iOS 12, në multi-core arrin 2.252, në krahasim me iOS 11 ku arrinte 2.207 pikë. Bëhet fjalë për një përmirësim me 2%. Në single-core, përmirësimi është vetëm me 1.6%.
Duke përdorur një iPhone 7, rritja e performancës në benchmark është me 1.6% në multi-core dhe 1.5% në single-core. Bëhet fjalë për përmirësime të vogla në benchmark, por nuk duhet të harrojmë që tek pajisjet më të vjetra sa herë lëshohej një përditësim i ri iOS shkaktonte shumë ngadalësime. Përtjej numrave, edhe nga testet e para në përdorimin e përditshëm vihen re përmirësime në performancë. Po ju çfarë pështypjesh keni patur? /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment