Bashkimi Evropian aprovoi blerjen e planifikuar të Shazam nga Apple duke thënë se një lëvizje e tillë nuk dëmton konkurrencën. Marrëveshje e lajmëruar që nga Dhjetori i vitit të kaluar do të ndihmonte gjigantin e iPhone të konkurronte më mirë me liderin e industrisë Spotify.

Shazam është një aplikacion që përdoret për identifikimin e këngëve kur telefoni drejtohet nga një burim audio. Hetimi i Bashkimit Evropian filloi në Prill pas shqetësimeve se kompanitë mund të blejnë rivalët e tyre për të përdorur të dhënat që posedojnë dhe dominuar tregun.

Franca, Italia, Spanja dhe Suedi ishin vendet të cilat kishin shprehur shqetësim rreth finalizimit të marrëveshjes. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment