Nga disa informacione të këtyre minutave, vetëm pak orë përpara konferecës së Apple, në faqen e saj zyrtare janë zbuluar emrat e tre iPhone-ve që do të prezantohen sot. Sipas parashikimeve, tre modelet e reja do të jenë: iPhone XS (OLED 5.8"), iPhone XS Max (OLED 6.5") dhe iPhone XR (LCD 6.1"). Këto emra janë zbuluar në një file sitemap XML në faqen Apple.com. Ky file është eliminuar menjëherë, por nuk i ka shpëtuar fansave.


iPhone XS dhe iPhone XS Plus do të jentë të disponueshëm në versionet 64GB, 256GB dhe 512GB. Nuk kemi akome informacione për memorien e iPhone XR por kemi info rreth ngjyrave: modeli LCD do të jetë i diponueshëm në një version të zi, të bardhë, të kuq, të verdhë, koral dhe blu.


Në këtë file XLM kishte informacione edhe për përmasat e Apple Watch Series 4: 40mm dhe 44mm. Kjo do të thotë se do të kemi erkane më të mëdhenj, por me përmasa të njëjta të modelit aktual Apple Watch falë mungesës së korrnizave. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment