Apple sëbashku me modelet e reja iPhone ka prezantuar edhe gjeneratën e re të Apple Watch që quhet “Series 4”, dhe ka 30 për qind ekran më të madh se paraardhësi i saj. Është krijuar nga kristal qeramikë dhe safir. Me modelin e ridizajnuar ajo do të jetë dy herë më e shpejtë.
Kjo orë mban një çip që detekton kur një person rrëzohet, dhe ajo mund të bëjë një thirrje emergjente pasi të jetë detektuar rrëzimi i personit. “Series 4” gjithashtu mund të detektojë rrahjet e çrregullta të zemrës dhe rrahjet e ulëta të zemrës. Adhuruesit e kësaj ore do të kenë mundësi të porosisin atë nga data 14 shtator. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment