Apple ka prezantuar modelet e reja iPhone Xs dhe iPhone Xs Max. Të dy modelet kanë një eran "Super Retina" OLED HDR10 & Dolby Vision, 5,8" dhe 6,5" (rezolucion 2.436 x 1.125 pixel dhe 2.699 x 1.242 pixel: 458). Bordet janë praktikisht të padukshëm në të katër anët, dhe kanë ekzaktësisht të njëjtat përmasa.
Risitë më të rëndësishme janë: çertifikata e rezistencës ndaj lëngjeve dhe pluhurave IP68, një model i ri ngjyrë e re ari dhe një veshje e re prej xhami për ekranin dhe pjesën e pasme. Apple ka realizuar edhe disa artoparlante të reja stereo, më të fuqishme. Është përmirësuar edhe Face ID, më i shpejtë si për Secure Enlave ashtu edhe për algoritmet e njohjes së fytyrës.
Proçesori i iPhone Xs dhe Xs Max është Apple A12 Bionic me një çip 7 nanometra dhe 6,9 miliard tranzistorë. 15 herë më i shpejtë se A11 Bionic dhe konsumon 40% më pak energji në dual-core. Ndërsa në quad-core konsumon 50% më pak enargji. GPU është projektuar nga Apple dhe është quad-core; 50% më i shpejtë se A11 Bionic.
Risia më e rëndësishme e A12 Bionic është versioni i ri Neural Engine: është octa-core, dhe është në gjëndje të kompletojë deri në 5.000 miliard veprime në sekond (A11 Bionic është në gjëndje të kryej vetëm 600 miliard veprime në sekond).
Fotokamera e pasme e iPhone Xs është dual cam dhe që të dyja do të jenë 12 MP. Ndërsa fotokamera e përparme është 7 MP me një sensor më të shpejtë. Funksioni portrait është shumë më i avancuar. Tani ka më shumë detaje dhe mund të modifikoni thellësinë e imazhit edhe pasi të keni shkrepur foton. Për sa i përket videove, iPhone Xs mund të regjistrojë video në stereo.
Modelet e reja iPhone Xs janë dual SIM. Kanë vend për një SIM fizik dhe një eSIM virtuale. Modelet e reja iPhonexs do të jenë të disponueshëm në tre ngjyra: Gold, Argjent dhe Sideral Gray. 64GB, 256GB dhe për herë të parë 512GB. Modeli iPhone Xs do të kushtojë 999$ ndërsa iPhone Xs Max do të kushtojë 1099$. /iPhoneAlbania
Risitë më të rëndësishme janë: çertifikata e rezistencës ndaj lëngjeve dhe pluhurave IP68, një model i ri ngjyrë e re ari dhe një veshje e re prej xhami për ekranin dhe pjesën e pasme. Apple ka realizuar edhe disa artoparlante të reja stereo, më të fuqishme. Është përmirësuar edhe Face ID, më i shpejtë si për Secure Enlave ashtu edhe për algoritmet e njohjes së fytyrës.
0 komente:
Post a Comment