iPhone Xr është modeli më ekonomik i prezantuar nga Apple sot. Ky model do të ofrojë një shumëllojshmëri ngjyrash dhe karakteristika të nivelit të lartë. Dizajni do të jetë i ngjashëm me atë të iPhone X, pa buton fizik dhe korrniza më pak se një milimetër në të katër anët me përjashtim të pjesës së sipërme (notch) ku ndodhen sensorët.


Ekrani Liquid Retina 6,1" (1.792 x 828 pixel, 326 PPI) ofron një teknlogji më të avancuar të LCD megjithëse bordet janë pak më të trasha në krahasim me iPhone Xs. Një tjetër ndyshim është edhe materiali: alumin (seria 7.000) në vend të çelikut inox. Ngjyrat e disponueshme do të jenë:

  • e bardhë
  • e zezë
  • blu
  • koral
  • e verdhë
  • e kuqe


Proçesori do të jetë po A12 Bionic që pamë edhe tek iPhone Xs dhe iPhone Xs Max. Ndërsa fotokamera është teke me 12 MP me të njëjtin sensor të iPhone Xs. Nuk është i pranishëm 3D Touch dhe çertifikata për lëngjet është ajo IP67 ndërsa modelet Xs kanë atë IP68. Bateria do të ketë një kohëzgjatje 90 minuta më shumë se iPhone 8 Plus.

iPhone Xr është i disponueshëm në 64GB, 128GB dhe 256GB. Do të kushtojë 749$ dhe porositë do të nisin më 19 tetor, ndërsa më 26 tetor do të jetë i disponueshëm në dyqan. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment