Apple ka lëshuar zyrtarisht sistemin e ri për Mac, macOS Mojave 10.14, që ka si karakteristikë kryesore Dark Mode. Tema e errët vjen për të gjitha aplikacionet e sistemit. Me sistemin e ri Mojave, desktop i macOS bëhet akoma më i rregullt falë Desktop Stacks, në gjëndje të grupojë automatikisht të gjitha materialet e të njëjtës kategori.


Finder pasurohet me një funksion të ri Gallery që ofron një preview të shpejtë të imazheve, videove dhe dokumentave. Edhe menaxhimi i screenshot tani është më i ngjashëm me atë të iOS. Do të shfaqet menjëherë një editor për modifikimin e imazheve. Mund edhe të regjistrojmë një video të shkurtër të një pjesë të ekranit që seleksionojmë.

Continuity zgjerohet edhe në kampin e fotografisë me Continuity Camera. Kjo do të ofrojë mundësinë e shfrytëzimit të iPhone dhe iPad si një webcam ose scanner, duke kërkuar aktivizimin e fotokamerës direkt nga macOS. Sistemi operativ është pasuruar edhe me disa aplikacione që deri sot ishin një ekskluzivë e iOS. Ndërsa integrimi i plotë midis dy sistemeve do të nisë nga viti 2019.


Një vëmendje e veçantë i është dedikuar edhe privatësisë. Ndërsa Mac App Store pëson një revolucion grafik me pamje dhe funksione shumë të ngjashme me atë të App Store për iOS. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , , ,

0 komente:

Post a Comment