Apple ka komunikuar se brenda muajit mars 2019, të gjitha aplikacionet e reja dhe pëditësimet duhet të mbështesin patjetër iOS 12, watchOS 5 dhe tvOS 12, plus edhe modelet e reja iPhone. Të gjitha aplikacionet që do t'i dërgohen Apple-it duhet të jenë të kodifikuara duke përdorur SDK të iOS 12 dhe të kenë mbështetje për përmasat e erkaneve të reja të iPhone XS Max dhe iPhone XR.

Ndërkohë, Apple i ka kërkuar edhe zhvilluesve macOS që të personalizojnë skedat e aplikacioneve të tyre për aplikacionin e ri Mac App Store, që do të lëshohet sëbashku me macOS Mojave më 24 shtator. Vetrina do të jetë e ngjashme me aplikacionin App Store për iOS. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment