Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Audio Notebook: Sound Recording, nga 4.79€, falas. /iPad
Audio Notebook është një program i dobishëm për të gjithë ju që keni nevojë të mbani shënime ndërkohë që jeni në një leksion universitar apo në takime me klientin. Programi është në gjëndje të rregjistrojë audio dhe në të njëjtën kohë ju lejon të mbani shënime. Ky version vlen vetëm për iPad dhe mund të shkarkohet falas.


Voice Record Memos, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Voice Record Memos është një program i cili zëvëndëson rregjistruesin zanor të iOS. Programi sjell një ndërfaqe të re grafike si dhe animime në kohë reale të rregjistrimit. Sot këtë program mund ta merrni falas.


- Reading Habit, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Reading Habit është një program i cili sjell në iOS mundësinë për të lexuar lajme nga e gjithë bota me artikuj të kategorive të ndryshme. Ndryshe nga shumë programe të tjerë, ai ju jep mundësinë që ato më të rëndësishmet ti ruani, për ti lexuar dhe më vonë. Sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment