Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Bingo Dragon, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Bingo Dragon është një lojë në të cilën do të luani Bingo me miqtë tuaj online. Ajo është ndërtuar mbi një grafikë plot ngjyra dhe personazhe të animuara të cilat do ta bëjnë lojën akoma më tërheqëse. Sot mund ta shkarkoni falas atë.


- OrasisHD, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
OrasisHD është një program i cili ju lejon të modifikimin e fotove të cilat janë bërë në ambjente me ku ka pak fluks drite. Ai ju vë në dispozicion mundësinë për të modifikuar disa parametra të cilat vijnë si pasojë e krijmit të një algoritmi unik i cili do të ndryshojë totalisht fotot dhe në mënyrë mjaft profesionale.


National Gallery, London HD, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
National Gallery është një program edukativ i cili sjell në iOS një galeri të plotë të të gjitha pikturave që gjënden në muzetë më të mëdha të Londrës. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment