Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Picture Perfect, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Picture Perfect është një program i cili ju lejon të modifikoni fotot vetëm me pak prekje dhe ju vë në dispozicione shumë efekte dhe funksione për ndryshimin e përmasave ose prerjen. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


- Bass Cat HD, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Bass Cat është një program edukativ për fëmijë i cili do ti mësojë atyre se si të njohin notat muzikore të instrumentit bas. Në mënyrë interaktive ai do ti mësojë atyre se si të dallojnë çdo notë nga pjesa muzikore në sfond. Sot mund ta shkarkoni falas.


- Dino-Store, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dino Store është një libër interaktiv që i dedikohet fëmijëve. Duke prekur mbi ekran ata do të zbulojnë se çfarë i ka ndodhur personazhit kryesor në dyqan. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment