E dimë se si do të jetë estetikisht modeli i ri iPhone OLED, e dimë se cilët do të jenë emrat (iPhone XS dhe iPhone XS Max), por pavarësisht kësaj, akoma nuk njohim aspektin më të rëndësishëm. Pyetja është: sa do të kushtojnë modelet e reja iPhone? Ndoshta e kemi një përgjigje.

Në një raport të Macerkopf citohen disa burime dhe informacione rreth çmimeve të modeleve të reja iPhone. Burimi është mjaft i besueshëm duke qenë se ka ofruar shumë informacione të sakta edhe në të kaluarën. Më poshtë do të sjellim çmimet që medohet se do të kenë modelet e reja iPhone në Evropë (natyrisht në Amerikë do të kushtojnë më pak si zakonisht):

  • iPhone LCD 6.1": 799€
  • iPhone XS: 909€
  • iPhone XS Max: 1149€


A do të jenë me të vërtetë këto çmimet fillestare të modeleve të reja iPhone? Do ta zbulojmë më 12 shtator gjatë prezantimit zyrtar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment