Më në fund WhatsApp ka aktivizuar funksionin e video-telefonatave dhe telefonatave audio në grup. Falë këtij funksioni tani mund të bashkëbisedoni me audio dhe video në grup me 4 pjesëmarrës (FaceTime ofron mundësinë për të bashkëbiseduar me 34 përdorues njëkohësisht).

WhatsApp shpjegon se të gjithë përdoruesit shpenzojnë më shumë se 2 miliard minuta në ditë në telefonata, për këtë arsye ishte e nevojshme të aktivizohej një funksion i tillë në aplikacionin e mesazheve më të përdorur në botë. Funksioni është projektuar për të funksionuar mirë në të gjithë botën, edhe në zona ku linja e internetit nuk është shumë e shpejtë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment