iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus janë prezantuar më 12 shtator 2017 duke ndjekur traditën e Apple. Kompania i prezanton zakonisht modelet e saj të reja, të martën ose të mërkurën, dhe pothuajse asnjëherë më vonë se sa java e dytë e shatorit, ka nënvizuar CNET.

Përllogaritjet marrin për bazë Labor Day, që në Shtetet e Bashkuara përkon me të hënën e parë të shtatorit. Duke parë gjashtë vitet e fundit, në bazë të asaj që ka ndodhur në këtë ditë, Apple i prezantuar gjithmonë modelet e reja javë prapa ose të mërkurën, dy ditë pas Labor Day.


Këtë vit data më e mundur është 11 shtatori, një ditë e martë, por për shumë arsye bëhet fjalë për një përkujtimore dhe jo për një ditë për të prezantuar produkte të reja. Për këtë arsye, dita më e mundshme për prezantimin e modeleve të reja iPhone mbetet dita e mërkurë 12 shtator. Ftesat duhet të vijnë brenda mesit të gushtit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment