Stacioni radiofonik francez "Europe 1" pohon se keynote i prezantimit të modeleve të reja iPhone do të mbahet me 12 Shtator, ashtu siç kishin konfirmuar edhe zërat e ditëve të fundit. Radioja franceze citon dy burime anonime dhe pohon se prezantimi i dy modeleve të reja iPhone do të mbahet më 12 shtator në Steve Jobs Theatre në Apple Park. Keynote do të nisë në orën 10:00 lokale, si zakonisht. Edhe burime të tjera kanë konfirmuar këtë datë, që siç duket është pothuajse zyrtare. Jeni gati? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment