Në botë ka më shumë lidhje nga pjisjet mobile sesa njerëz: dhe këto janë rezultatet marramendëse që ka arritur të sigurojë bankmycell nëpërmjet një studimi të bazuar mbi të dhënat e fundit të GSMA dhe Kombeve të Bashkuara.

Lidhjet mobile përbëjnë teknologjinë me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave, duke e tejkaluar me 1 miliardë numrin e popullsisë së Tokës: janë plot 8,6 miliardë lidhje mobile kundrejt 7,6 miliardë njerëz që popullojnë planetin tonë. Sot, përdoruesit unik janë më shumë se 5 miliardë, baraz me 66,65% të të gjithë popullsisë.



Por cilët janë shtetet me përhapjen më të madhe? Të dhënat bazohen tek parashikime deri në 2020-n dhe rëndisin Emiratet Arabe në vend të parë me një penetrim prej 82,2%, të ndjekur nga Suedia (74%) dhe Zvicra (73,5%). Në tre vendet e fundit rënditen Nigeria (18,5%), Pakistani (11,6%) dhe Bangladeshi (11,6%), ku vetëm 5 banorë ndër 100 kanë një smartphone. Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe për fat të keq nuk ka të dhëna të mjaftueshme për t'u shfaqur në këtë rënditje.


Studimi analizon në mënyrë më specifike tregun amerikan: penetrimi është 71,5%, një parametër i influencuar nga mosha, të ardhurat, seksi dhe niveli arsimor. Gati të gjithë të rinjtë (18-29 vjeç) kanë një smartphone, ndërsa më pak se gjysma e atyre sipër 65 vjeç posedon një të tillë.


Për sa i përket markave, Apple dhe Samsung zënë 80% të tregut (SHBA): Apple me 54% dhe Samsung me 26%, ndjekin LG (7%), Motorola (3%), ZTE dhe Google (2%). Për më shumë info ju ftojmë të konsultoni të dhënat në faqen zyrtare. /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment