Burimet e Bloomberg kanë zbuluar një kuriozitet të rëndësishëm në lidhje me iPhone këtë vit. Sipas raportit, Apple ka ndryshuar disa herë emrat e modeleve iPhone që parashikohet të prezantohen këtë vit.

Vitin e kaluar Apple revolucionoi emrat e linjës iPhone, duke kaluar direkt nga iPhone 7 tek iPhone 8 (pa modelin 7s) dhe iPhone X. Pikërisht për këtë arsye kompania ndodhet në vështirësi për zgjedhjen e emrit të tre modeleve të parashikuara për këtë vit.

Aktualisht emri më i mundshëm për dy modelet me ekran OLED është "iPhone Xs". Shkronja "s" si në të kaluarën do të tregojë një evolucion të thjeshtë iPhone X, duke qenë se modelet e reja duhet të kenë të njëjtat karakteristika. Modeli low-cost duhet të quhet "iPhone Xc", pikërisht ashtu si modeli iPhone 5c. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment