Sipas informacioneve të fundit të publikuara nga Barclays, Apple mund të heq dorë definitivisht nga 3D Touch për modelet iPhone që do të prezantohen në vitin 2019. Ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm duhet të vijë një HomePod low-cost dhe më pas kufjet e reja AirPods.
Ashtu siç e kishte parashikuar Kuo në analizën e tij të fundit, Curtis i Barclays ka konfirmuar se Apple nuk do të instalojë më 3D Touch në modelet iPhone LCD 6.1" që parashikohet të prezantohet këtë vit. Gjithashtu, të gjithë modelet e 2019-ës nuk do të kenë më këtë teknologji.
Motivi i kësaj zgjedhjeje nuk është shpjeguar, por Apple mund të ketë zbuluar një teknologji tjetër të ngjashme dhe më funksionale ose thjeshtë nuk e konsideron më të domosdoshme për eksperiencën e përdorimit. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment