Vetëm për pak ditë, Apple do të ofrojë mundësinë të shkarkojmë falas aplikacionin Obscura 2 nëpërmjet aplikacionit Apple Store. Aplikacioni nuk është falas në App Store, por të gjithë të interesuarit mund ta shkarkojnë atë falas duke klikuar sipër baneretit brenda aplikacionit Apple Store.

Mjafton të hapni aplikacionin, të shkoni tek seksioni Discover, zbrisni poshtë dhe klikoni linkun "Donwnload now for free". Më pas shtypni Continue dhe zgjedhni opsionin Redeem dhe vendosni adresën tuaj Apple ID dhe fjalëkalimin, më pas shtypni butonin Done.

Obscura 2 është një aplikacion fantastik për modifikimin e fotografive, që ofron mundësinë për të shtuar efekte dhe filtra të avancuar dhe për të shkrepur foto në formate të ndryshme (RAW, HEIC, JPEG, Live Photo, Depth). Obscura 2 në App Store kushton 5,49€. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment