Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Fireworks Tap, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Fireworks Tap është një program i cili ju jep mundësinë të modifikoni imazhe duke u nisur nga elementët bazë, të cilët me pak fantazi mund ti kombinoni dhe të krijoni efekte me të vërtetë spektakolare. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


- Maze Zen, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Maze Zen është një lojë me temë kuic ku duhet të gjeni qëndrën e labirinthit rrethor. Nëse kërkoni një lojë që nuk kërkon shumë kohë por vë në lëvizje arsyetimin, atëherë ja vlen ta shkarkoni sepse sot është falas vetëm për një periudhë kohe të limituar.


- A Parcel of Courage, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
A Parcel of Courage është një libër interaktiv për fëmijë i cili i ndihmon ata të mësojnë të lexojnë, të luajnë dhe të zbulojnë shumë gjëra të reja. Nëpërmjet tutorit interaktivi, gjithçka do të jetë e lehtë të kuptohet dhe mjaft e këndshme për fëmijën. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment