Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- HoloCam, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
HoloCam sjell në iDevice një program  i cili do ta transformojë fotokamerën në një pajisje që shfaq hologramë në  ambjentin që ju rrethon. Keni në dispozicion mbi 50 ikona ose mund të zgjidhni imazhe  të cilat mund të personalizohen duke i shtuar tekst dhe në fund duke ndezur fotokamerën dhe lëvizur atë, do t'ju duket sikur ato janë rreth jush.


- Shark Puzzles for Kids, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Shark Puzzles është një lojue për fëmijë ku ato do të ndërtojnë imazhet duke plotësuar pjesët që mungojnë. Gjithashtu do të mësojnë më tepër në lidhje me llojet e peshkaqenëve pasi, secili nga imazhet është një lloj i ndryshëm i tyre.


Pinball Breaker Forever, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Pinball Breaker Forever sjell në iDevice lojën e famshme pinball të cilën do ta luani në mënyrë disi të veçantë. Duhet të kontrolloni sferën metalike me qëllim që të shkatërroni muret që keni përballë, dhe derisa tulla e fundit të mos ketë rënë, misioni nuk quhet i mbaruar. Ja vlen ta provoni!


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment