Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Tiny Words Spelling Game, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tiny Words është një lojë edukative për fëmijë me temë kuic. Qëllimi i lojës është që të mbarojë niveli duke shqiptuar fjalët e shfaqura në ekran. Kjo do ti ndihmojë ata të përmirësojnë shqiptimin e fjalëve në anglisht dhe do ti argëtojë. Sot mund ta shkarkoni falas.


- Codecam, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Codecam është një program i cili do t'ju vërë në dispozicion disa funksione të fotokamerës të cila Apple i ka fshehur po që do t'ju bëjnë të zbuloni qualitetin maksimal që mund të merrni nga fotokamera e një iDevice. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Pixel Boat Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pixel boat rush është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të drejtoni një motoskaf të armatosur dhe të garoni në garat më ekstreme. Përveç se të fitoni duhet të dilni të gjallë derisa gara të mbarojë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment