Më 26 Korrik Spotify deklaroi se numrin i abonentëve me pagesë kishte arritur në 83 milion. Kjo përbën një rritje me 8 milion që nga muaji Maj. Apple Music aktualisht ka 40 milion abonentë. Në total Spotify pati 30% rritje të numri të përdoruesve me pagesë dhe 40% të atyre falas.

Një e ardhme e ndritur duket se e pret kompaninë e cila parashikon që të arrijë deri në 97 milion përdorues me pagesë këtë vit. Numri i përdoruesve aktivë pritet të shkojë në 207 milion. Mes Apple dhe Spotify ka nisur një garë e ethshme për rritjen më të shpejtë dhe deri sot kompania suedeze ka arritur të mbajë distancën me gjigandin e iPhone. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment