Siç e dini, me anë të shfletuesve Safari dhe Google Chrome nuk është e mundur të hapim një file .ZIP nga një pajisje iOS, por për këtë mund të na vijë në ndihmë aplikacioni Notes i cili gjatë përditësimeve të viteve të fundit është pasuruar me shumë funksione të domosdoshme.
Nëse vendosim të hapim një file do na hapet një menu me shumë opsione ku mund të bëjmë share në aplikacione si Safari, Maps, Notes, etj... Ju gjithashtu mund të shfrytëzoni edhe funksionin "Open In" për të hapur një file .zip tek shënimet tuaja në iPhone, iPad ose iPod touch.
Si të dërgoni një file ZIP tek aplikacioni Notes
1. Hapni shfletuesin Safari nga pajisja juaj dhe vizitoni faqen web që përmban dokumentin .zip që dëshironi të shkarkoni. Mund të hapni edhe një file .zip që keni marrë me email.
2. Klikoni sipër file-it .zip për ta shkarkuar nga Safari. Duke qenë se Safari nuk mund të hapë dokumeta të tillë, do të hapet një menu që ofron opsionin "Open In". Shtypeni këtë buton.
3. Tani ju mund të zgjedhni një aplikacion që është në gjëndje të hapë file .zip. Në këtë rast do të zgjedhim aplikacionin Notes.
4. Tani do të hapet një fletë me shënime dhe ju mund të vendosni ku dëshironi të poziciononi file-in tuaj. Më pas mjafton të shtypni Save për ta shpëtuar atë në aplikacionin Notes.
5. Ju do të shikoni ikonën e file-it Zip tek shënimet tuaja. Shtypni extract për të parë materialin që ka brenda.
Kjo fuksionon edhe për aplikacionin Mail dhe File. Këto janë kategoritë e file-ve që ju mund të hapni në këto aplikacione: .jpg, .tiff, .gif (images) .doc and .docx (Microsoft Word) .htm and .html (web pages) .key (Keynote) .numbers (Numbers) .pages (Pages) .pdf (Preview and Adobe Acrobat) .ppt and .pptx (Microsoft PowerPoint) .txt (text) .rtf (rich text format) .vcf (contact information) .xls dhe .xlsx (Microsoft Excel) .zip .ics /iPhoneAlbania
Nëse vendosim të hapim një file do na hapet një menu me shumë opsione ku mund të bëjmë share në aplikacione si Safari, Maps, Notes, etj... Ju gjithashtu mund të shfrytëzoni edhe funksionin "Open In" për të hapur një file .zip tek shënimet tuaja në iPhone, iPad ose iPod touch.
Si të dërgoni një file ZIP tek aplikacioni Notes
1. Hapni shfletuesin Safari nga pajisja juaj dhe vizitoni faqen web që përmban dokumentin .zip që dëshironi të shkarkoni. Mund të hapni edhe një file .zip që keni marrë me email.
2. Klikoni sipër file-it .zip për ta shkarkuar nga Safari. Duke qenë se Safari nuk mund të hapë dokumeta të tillë, do të hapet një menu që ofron opsionin "Open In". Shtypeni këtë buton.
3. Tani ju mund të zgjedhni një aplikacion që është në gjëndje të hapë file .zip. Në këtë rast do të zgjedhim aplikacionin Notes.
5. Ju do të shikoni ikonën e file-it Zip tek shënimet tuaja. Shtypni extract për të parë materialin që ka brenda.
0 komente:
Post a Comment